Reshjet me intensitet të lartë në rajonin e Shkodrës kanë ndikuar ndjeshëm edhe në fryrjen e lumenjeve.

Ky është niveli i ujit në lumin Kir u rrjedha e fuqishme e tij merr me vete gjithcka që gjen përpara.Ndërsa mbetet një kërcënim serioz për qindra familje të fshtrave Bardhaj dhe Kuç të cilëve ende ju ka mbetur në memoria përmbytja masive që kaluan si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Kir.Prurjet e Kirit arrijnë deri në 1250 metër kub ujë në sekondë, ndërsa kur u ndërtuar ura mbi të u parashikua një prurje prej 800 metër kub ujë në sekondë. Në të gjithë argjinaturën e këtij lumi janë të hedhura me dhjetra ton mbetje urbane të cilat Kiri i merr me vete dhe i depoziton më pas të gjitha në liqeni gjë e cila më pas bën që zona e nënshkodrës të përmbytet fare lehtë.Një prej problemeve kryesore që cdo ditë po jam merr frymën lumit Kir është erozioni.Argjinatura është dëmtuar së tepërmi sidomos para viteve 90-të.Para disa vitesh u dhanë 46 milion lekë të reja për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Kir, por cilësia e punimeve ishte e dobët.Ndërkohë në shumë zona përreth ku kalon ky lum dhe që shërben edhe si burim për ujin e pijshëm për qindra banorë , ndotja është e madhe dhe po ashtu e rrezikshme.Si shkak i përzierjes me një sasi të madhe mbeturinash e mbetjesh nga më të ndryshmet uji nuk është i pastër.

Artikulli paraprakRESHJET E SHIUT, “MAKTH” PËR BANORËT E LAGJIES “TOPHANE”
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT SHIHEN SI NJË DRAMË NË SHKODËR