Situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qetë dhe e qëndrueshme. Gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore janë regjistruar edhe reshje dëbore.

Nga informacionet e raportuara nga strukturat përgjegjëse të Mbrojtjes Civile pranë të gjitha bashkive të qarkut, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë-Arrëz, deri në këto momente nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile.

Gjithashtu, sipas informacionit të përcjellë nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 20 mm reshje shiu. Nivelet e ujërave vijojnë të jenë nën kuotat e rrezikut, ndërsa reshjet paraqiten me intensitet të ulët.

Prefektura e Qarkut Shkodër dhe strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës në të gjithë territorin e qarkut dhe mbeten në gatishmëri për përballimin e çdo situate të mundshme emergjente.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROJEKTLIGJ I ‘PËR SHËRBIMET E KUJDESIT SOCIAL’/ RAMA I PRANISHËM, MINISTRJA SPAHIU: MË SHUMË MBËSHTETJE PËR FAMILJET NË NEVOJË
Artikulli tjetërASAMBLEJA E PS, RAMA: KUSH DO TË SILLET SI E ËMA E ZEQOS NË MAJË TË THANËS, S’KA VEND NË KËTË FAMILJE POLITIKE