Shqipëria votoi në 25 qershor për zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Pas dorëzimit të materialeve filloi procesi i numërimit të votave.

Pothuajse në të gjithë qarqet janë hapur disa prej kutive të votimit, ku deri tani në avantazh është Partia Socialiste. Ndërsa PD dhe LSI në disa qarqe janë edhe konkurrente për vendin e dytë dhe të tretë. Ajo që bie në sy nga numërimet e parë është qarku i Shkodrës, një bastion i PD ku shumica e votuesve kanë dhënë votën për Partinë Socialiste. Deri në orë 06:41 janë numëruar 26.45% të votave ose 1418 kuti nga 5362 në total. Kryeson PS me 49.74 % ose 201.232 vota, e ndjekur nga PD me 27.92% ose 112.944 vota dhe LSI me 15.36% ose 62.136 vota.

Shkodër:

PS 8790 vota ose 45.59%

PD 5842 vota ose 30.30%

LSI 2171 vota ose 11.26%

PSD 1899 vota ose 9.85%

Artikulli paraprakPROBLEME ME WEB-IN E KQZ, SINJALE HAKËRIMI NË DISA INSTITUCIONE
Artikulli tjetërKËTO JANË REZULTATET E VOTIMIT DERI TANI NË BASHKINË VAU DEJËS