Hidhet shorti dhe përcaktohet gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit, ku Haxhia u dënua me 25 vite burg.

Shorti i gjykatës së Tiranës ka përcaktuar si gjyqtar të çështjes Besnik Hoxha. Gjyqtari Hoxha ka tashmë në dorë fatin e këtij procesi,

pasi filimisht do të vendosi nëse do të rivendoset çështja në afat për t’i hapur dritën jeshile kërkesës për riçeljen e procesit.

Gjyqtari nuk është i panjohur për opinionin publik. Gjyqtari Hoxha ka shqyrtuar dosje të bujshme në të kaluarën.

Besnik Hoxha ka qenë kryesuesi i trupit gjykues në dosjen e 21 janarit, ku ish- komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u shpallën të pafajshëm nga akuza e vrasjes së 4 demonstruesve në protestën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë.

Besnik Hoxha, ka ushtruar profesionin e gjyqtarit prej 12 vitesh në rrethin e Shkodrës.

Gjatë punës së tij në këtë qark, ai u bë pre e një atentati me eksploziv, në 12 dhjetor të vitit 2002, ku rreth orës 02:00 të mëngjesit persona të paidentifikuar shpërthyen portën e jashtme të banesës së tij. Ngjarja mbeti e pazbardhur.

Tre vite më parë, një vendim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e solli atë në Gjykatën e Tiranës, ku punon si gjyqtar që nga prilli i vitit 2010.

Gjatë kësaj periudhe kohore, ai ishte gjyqtari që rrëzoi kërkesën e Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjeçit për lirimin e tyre për shkak të shkeljes së procedurave.

Artikulli paraprakREVOLTA E SPAÇIT, META: TË NGRIHET PËRMENDORE! E SHKUARA TË TRAJTOHET ME TRANSPARENCË
Artikulli tjetërMBETJET INERTE, PARALAJMËRIMI I FORTË I MINISTRIT PËR SUBJEKTET: DO JU HIQET LEJA E NDËRTIMIT, NËSE..