Investimet në infrastrukturë në Bashkinë e Shkodrës janë shtrirë jo vetëm në qytet por edhe në të gjitha njësitë administrative. Në Berdicë të Siperme, prej disa ditësh kanë nisur punimet për sistemim- asfaltim të rrugës së Mollojsve. Projekti i Bashkisë së Shkodrës që po zbatohet, parashikon asfalt në sipërfaqe 1320 metër katror, kanale betoni, mure

mbrojtës për rrugën, mure mbajtës, vepra arti si tombino dhe kuneta, sinjalistikë horizontale dhe vertikale.Me përfundimin e plotë të punimeve, kjo zonë me densitet të lartë banorësh, do ti bashkohet pjesës tjetër urbane jo vetëm të Njësisë Administrative Berdicë por edhe qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakÇËSHTJA “TAHIRI” NË SYTË E MEDIAVE BOTËRORE
Artikulli tjetërSAIMIR TAHIRI DËNOHET VETËM PËR SHPËRDORIM DETYRE