Nisma e Bashkisë Shkodër për riparimin e Urës së Vjetër të Bunës mbështetet nga organizata Eko Mendje.

Drejtuesi Mirsad Basha gjatë një deklarate për mediat tha se mbështet nismën e bashkisë, megjithse sipas tij, shoqëria civile kishte marrë një iniciativë për riparimin e kësaj ure me kontributet e donatorëve. Basha thotë se fondet e mbledhura për riparimin e urës, tashmë do të alokohen për krijimin e një hapësire pushimi në qytetin e Shkodrës. Prej muajsh, mediat dhe shoqëria civile kanë bërë thirrje për ndërhyrje në urën e Vjetër të Bunës, por vetëm gjatë së enjtes, kryetarja e Bahskisë Shkodër Voltana Ademi komunikoi nismën për rikonstruktimin e kësaj ure.

Artikulli paraprakSHKODËR, DITA PA MAKINA MBLEDH BASHKË DASHAMIRËSIT E BIÇIKLETËS
Artikulli tjetërJASHTË PROTESTA “JO PLEHRA NË SHQIPËRI”, PD: RAMA TË VIJË NË KUVEND