Policia e Shkodrës ka rinisur të enjten operacionin që u lancua për herë të parë në vitin 2013 nën moton Fund Marrëzisë.

Dhjetëra forca policie janë shpërndarë në të gjithë qytetin e Shkodrës me qëllim kontrollimin e subjekteve private dhe evidentimin e rasteve ku lojërat e fatit mbahen pa dokumentacionin përkatës. Gjatë kontrolleve intensive të policisë në zonën e Rusit është evidentuar të paktën një rast dhe sekuestruar materialet që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit.

Disa monitorë janë bllokuar nga policia, ndërkohë që operacioni është shtrirë edhe në lagje të tjera. Inspektorët e policisë në vendin e ngjarjes thanë se operacioni do të vijojë edhe ditët e ardhshme në çdo subjekt ku policia dyshon se mund të shërbejë si pikë lotoje pa dokumentacionin përkatës.

Në këtë operacion, Polica e Shkodrës po bashkëpunon edhe me inspektorëte tatimeve dhe punonjësit e drejtorisë së lojërave të fatit pranë Ministrisë së Financave. Ndërkohë në vijim pritet një njoftim zyrtar nga ana e Drejtorisë Vendore të policisë së SHkodrës sa I përket numrit të subjekteve të kontrolluara apo pikat e lojërave të fatit ku është ndaluar aktiviteti. Operacioni koduar “Fund Marrëzisë” nisi në tetorin e vitit 2013, ndërsa nga kontrolli I 56 subjekteve në atë kohë në qytetin e Shkodrës, u bllokuan 12 të tilla.

Artikulli paraprakPROJEKTI I BE PËR THETHIN RREZIKON TË DESHTOJË
Artikulli tjetërDY MUZIKANTËT ITALIAN KONCERT NË TEATRIN “MIGJENI”