Pas dy takimesh radhazi që kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi me kryebashkiakët dhe me krerët e degëve nëpër rreth, ditën e sotme Basha do të mbledh edhe strukturat më të larta të Partisë Demokratike.

Fillimishte në orën 10:00 në selinë e PD-së do të nisë mbledhja e përbashkët mes Kryesisë dhe Grupit te ish deputetëve, ndërsa më pas do jetë organi më i lartë që do të mblidhet Këshilli Kombëtar

“Ora 10:00 mbledhje e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Me pas në 11.45 mbledhje e Këshillit Kombëtar”-njofton Partia Demokratike.

Kujtojmë se kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen një ditë pasi u vendos rikthimi në rrugë me protesta. Si datë për protestën e ardhshme të opozitës është caktuar data 8 korrik, ndërsa grumbullimi i militantëve do të bëhet në orën 20:00.

Kujtojmë se opozita prej disa muajsh ka dalë në protesta ku në disa prej tyre ka patur dhunë të cilën e kanë dënuar hapur edhe ndërkombëtarët. Ata kanë kërkuar largimin e Ramës nga kryeministria dhe më pas zgjedhje të parakohshme. Pas zhvillimeve të njëpasnjëshme, opozita bojkoti procesin e zgjedhjeve lokale ndërsa rriti tonet se nuk do të lejojë që të kryheshin.

Megjithatë me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve të cilët bënë thirrje pozitës që të mos përdorte më dhunë siç kishte bërë në protestat e mëparshme patëm një tërheqje dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit u zhvilluan paqësisht ndërsa PS mori 60 bashkitë e vendit. Procesi zgjedhor u mbështet nga BE dhe nga SHBA, gjithsesi opozita nuk u bind.

PD dhe LSI këmbëngulin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të quhen dhe kanë vendosur të rikthehen në rrugë për protestë me 8 korrik. Nga ana tjetër edhe Presidenti është në një mendje me opozitën. Meta ka vendosur datën 13 qershor si datë zgjedhjesh lokale, ndërsa si zgjidhje për ngërçin ka propozuar që po në 13 qershor të kryhen edhe zgjedhjet e përgjithshme së bashku me ato për President.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA AFROHET ME AUSTRALINË, HAP AMBASADË NË KANBERRA
Artikulli tjetërPROBLEME ME PASURINË, KPK SHKARKON NGA DETYRA KRYETAREN E GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË SHKODRËS