Rikthimi i vizave për Shqipërinë? Fleckenstein:Jo! S’do të ndodhë!

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaron se nuk ka asnjë rrezik që të rikthehet vizat për shqiptarët. Sipas eurodeputetit gjerman nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë për shqiptarët. “Jo! Në rast se ne ndjekim çdo qeveri që ka çdo ministër që sjell ndonjë ide, por jo, nuk ka asnjë diskutim për të hequr lëvizjen e lirë. Problemet me Holandën? Mendoj se jo, sepse problemet që ekzistojnë, kjo qeveri i trajton, ka bashkëpunim mes policive. Ka një problem për azilin me Francën dhe ka edhe një zgjidhje, por nuk shoh ndonjë rrezik për këtë. Asnjëherë s’i dihet çfarë ndodh në të ardhmen, por nuk besoj që ky të jetë rasti me Shqipërinë” deklaroi ai për Top Channel. Një raport nga autoritetet holandeze për krimin shqiptar në Holandë bëri që të rikthehet frika për rikthimin e vizave, por eurodeputeti gjerman e mohon se mund të ndodhë një gjë e tillë.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA HAJDUTEVE SHQIPTARË
Artikulli tjetërBILANC TRAGJIK, MBI 220 VIKTIMA NGA TËRMETI NË MEKSIKË