Kanë rinisur kërkimet për të riun që humbi një ditë më parë në zonë e “Shpellën e Pëllumbasit” në Tiranë.

 

I riu Xhorxho Seferi, besohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në kanion, i cili është tejet i rrezikshëm.

 

20 vjeçari përfundoi në kanion rreth orës 12:15 minuta të mesditës së të shtunës, bashkë me 21 vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor prej andej pa pasoja për jetën.

 

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për gjetjen e të riut.

 

Artikulli paraprak5 MIKROTËRMETE GODASIN VENDIN GJATË NATËS
Artikulli tjetërDITËT NË VIJIM TË “NXEHTA” PËR KOSOVËN, DUHET PLOTËSUAR KY KUSHT QË TË HIQEN VIZAT