Kryesocialisti Edi Rama mbledh nesër në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë.

Takimi do të mbahet në një resort dhe pritet të nisë në orën 11.00 me fjalën e kryeministrit Rama.

Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.

Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.

Procesi i ri-jetëzimit të partisë, bëhet vetëm pak muaj para se të nisë zyrtarisht puna për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Artikulli paraprakSHKAKTOI AKSIDENTIN NË KOPLIK, ARRESTOHET 75-VJEÇARI
Artikulli tjetërATENTATI ME ARMË, DETAJE NGA NGJARJA