Në takimin e zhvilluar nga Ministria e drejtësisë në bashkëpunim me fakultetin e drejtësisë së universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u diskutua lidhur me risitë dhe implementimin e ligjit të ri për arbitrazhin. Andia Dragoj, këshilltare e ministrit të drejtësisë, u shpreh se ky ligj është produkt i një punë disavjeçare të MInistrisë së Drejtësisë, ndërsa theksoi se me hartimin e këtij ligji në fokus ka qenë konsolidimi i Reformës në Drejtësi.

Enis Bregu, përgjegjëse e sektorit në drejtësinë e përgjithshme të kodifikimit tha se arbitrazhi është një format më të përdorura nga bizineset për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në këtë takim morën pjesë pedagogë dhe studentët e fakultetit të drejtësisë në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakPËRMBYLLET MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN
Artikulli tjetërKEISI PEPKOLAJ SJELL EKSPOZITËN E SAJ NË SHKODËR