Rivendosja e kërpudhës në kryeministri me kërkesë të Ramës ka ngjallur shumë diskutime. Kjo për shkak se e para u dëmtua si pasojë e proestave të opozitës dhe kanë qenë pikërisht këta të fundit që nuk kanë lënë pa komentuar rivendosjen e saj, në një kohë kur pak ditë më parë kryeministri Rama tha ‘se kërpudha sa më shumë goditet, aq më shumë rritet’.

Këtë shprehje Rama e ka përsëritur edhe sot në mesazhin e dërguar opozitës jashtëparlamentare.

“MIRËMËNGJES

dhe me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur,”-shkruan Rama.

 

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, PASDITJA E TË SHTUNËS ME VRANËSIRA NË DISA ZONË TË VENDIT
Artikulli tjetërTËRMET NË ORËT E PARA TË MËNGJESIT NË ISHULLIN GREK, JA SA ISHTE MAGNITUDA