Roger, mrekullia e 8, fiton turneun e Wimbledon

Ajka mbretërore britanike dhe më të njohurit e politikës ishin prezent në finalen prestigjioze të turneut më të rëndësishëm dhe më antik në botën e tenisit, aty ku Roger Federer arriti të rishkruajë historinë. Zvicerani dominoi në finalen përballë kroatit Marin Çiliç duke mbyllur llogaritë në 3 sete, e duke përvetësuar titullin numër 8 në barin londinez. 36-vjeçari Federer vuajti vetëm në startin e sfidës pasi e rimori veten duke i rrëmbyer dy herë shërbimin rivalit kroat, e madje duke e bërë këtë të fundit të braktiste përkohësisht fushën mes lotëve për shkak të një dëmtimi. Finalja më pas shkoi në rrjedhën e parashikuar dhe veterani i raketave nuk i la asgjë rastësisë, duke mbyllur ballkanasin në mbrojtje e duke e detyruar të gabonte. Princi William, kryeministrja Theresa May, dhe kryebashkiaku i Londrës nuk u rezervuan në ovacionet e publikut kur Federer ngriti lart trofeun, në një edicion që shkëlqeu që nga fillimi i tij, madje nuk humbi asnjë

Artikulli paraprak260 MIJË ARMË NDODHEN NË DUART E QYTETARËVE NË KOSOVË
Artikulli tjetërKAPEN 4 PERSONA DUKE VJEDHUR TRANSFORMATOR NË NJË KABINË ELEKTRIKE