Dhuna dhe fyerjet gjatë gjithë natës kundër gruas dhe dy vajzave të tij janë episodi i fundit që një grua 51-vjeçare i tregoi Policisë italiane, në Soresina, pasi efektivët mbërritën në apartamentin e saj të njoftuar me urgjencë nga fqinjët.

Pasi policët mbërritën në apartament në qytetin e Kremonës, tri femrat kanë treguar se çfarë ndodhi vendosën ta denonconin burrin dhe babanë e tyre, një shqiptar 53 vjeç, që i rrihte dhe i kërcënonte.

Të trija u shpëtuan dhe u dërguan në spital për t’u mjekuar, por fatmirësisht dëmet ishin sipërfaqësore dhe gërvishtjet do të kalojnë pas disa ditësh.

Ndërkohë karabinierët kanë marrë denoncimin e gruas.
Shqiptari akuzohet për keqtrajtim, kërcënime të rënda dhe plagosje.

Grindja kishte filluar për shkak të xhelozisë, ai e akuzonte gruan për tradhti, pastaj e kishte goditur dhe përplasur, ndaj vajzat ishin hedhur për të mbrojtur mamanë.

Por, pasi i kishte rrahur edhe vajzatj, pak më shumë se 20 vjeçe, i ati kishte marrë një thikë buke të paktën 15 cm dhe ia kishte vënë gruas në fyt duke e kërcënuar me vdekje.
Qenë britmat e gruas dhe dy vajzave që tërhoqën vëmendjen e fqinjëve të cilët alarmuan Policinë, që erdhi me shpejtësi

Artikulli paraprakSHPËRTHEN GOMA NË TUNELIN E KALIMASHIT, SHKAKTON PANIK
Artikulli tjetër“OTELLO” NË BUTRINT, TRUPA E TEATRIT BULLGAR NGJITET NË SKENËN E FESTIVALIT VEROR