Rreth 6 muaj pas sulmit brutal të një shqiptari 22-vjeçar në një diskotekë në Henstedt-Ulzburg të Schlesëig-Holsteinit në Kiel, Gjermani, në, ka filluar procesi gjyqësor ndaj tij. I pandehuri me pasaportë shqiptare, Andi A. do të duhet të përgjigjet për veprën penale “vrasje”.

Siç raportojnë mediat gjermane, i riu ka pranuar për herë të parë krimin para hetuesve:”Unë kisha marrë kokainë dhe piva shumë birrë, po vallëzova me vajzën (Chantal K. 18 vjecce), pastaj ai më shtyu (viktima Mohamad H.), isha në panik dhe e godita”.

Vajza 18 vjeçe ka thënë se gjatë asaj natë, ka kërcyer në disko me viktimën e më pas me shqiptarin. “Unë kam qenë ndoshta arsyeja për këtë sherr, mendoj shumë shpesh për këtë”, citohet nga mediat lokale të jetë shprehur ajo në gjyq.

Andi akuzohet se në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar, ka goditur në kokë një tjetër person në diskotekë me dy grushte, duke i shkaktuar lëndime aq të rënda, saqë 5 ditë më pas, ai ka ndërruar jetë në spital.

Viktima 22-vjeç nga Siria ka pësuar tronditje në tru, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.Fill pas ngjarjes, Andi u arratis nga vendngjarja. Policia gjermane kishte gjurmuar pas tij me foto nga kamerat e siguresë.

I pandehuri u arrestua në tetor të vitit të kaluar në vendkalimin kufitar me Zvicrën, në Konstanz dhe që atëherë është në paraburgim. Vendimi i gjykatës pritet të sillet nga fillimi i muajit maj të këtij viti.

Artikulli paraprakPËRPLASET NGA MAKINA, HUMB JETËN
Artikulli tjetërVDES I DENUARI PER VEPRIME TE TURPSHME