Kryeministri i vendit, Edi Rama në Kongresin Ndërkombëtar të Onkologjisë që po mbahet në Tiranë, gjatë fjalimit të tij ka rrëfyer përjetimin e tij në momentin që mësoi se djali i tij, Gregori vuante nga sëmundja e kancerit, 11 vite më pare.

“Unë kam pasur një përvojë personale me kancerin dhe saktësisht, 11 vite më parë, më duhej të luftoja me një realitet tej mase të keq që u krijua për mua dhe familjen time, pasi mu desh të dija që djali im ishte i sëmurë me kancer. Dhe, mësimet që nxora nga kjo përvojë transformuese ishte e madhe në shumë aspekte. Por, një nga gjërat që mu desh të provoja në lëkurën time kishte një ndryshim të madh në atë që vetëdija bën, kur kemi të bëjmë me kancerin, një dallim që shtrihet nëpër të gjitha vendet, kur kemi të bëjmë për vendet dhe vendet nuk dallojnë duke u bazuar në atë që kanë, por më shumë në atë që dinë dhe sa më shumë të dinë aq më të mirë janë”, tha Rama.

Artikulli paraprak“ALO! PO ME VRET BURRI”, TELEFONATA QË SHPËTOI NJË JETË SOT NË TIRANË
Artikulli tjetërGJERMANI, SERBI PLAGOS RËNDË SHQIPTARIN