“Me sytë e shpirtit” titullohet episodi i 10-të i sezonit të tretë të Podkastit “FLASIM” të kryeministrit Edi Rama.

I ftuari i radhës i kryeministrit Rama në këtë episod ishte Emiljano Lule, drejtor i Institutit të Nxënësve që nuk Shohin.

Ndërsa folën për sfidat që shoqërojnë përditshmërinë e një personi të verbër, kryeministri Rama vlerësoi se Lule ka ndërmarrë disa nisma të bukura në këtë Institut.

Lule tregoi faktin e dhimbshëm të jetës së tij, ndërkohë që theksoi se nuk ka lindur i verbër.

“Kam pasur fatkeqësinë që të gjendem në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar në vitin 1997. Në moshën 15 vjeç duke luajtur me detonator ndodhi një shpërthim dhe një cifël metali mu fut në sy. Megjithatë mjekët thanë se shikimi im nuk ishte dëmtuar dhe unë do të bashkëjetoja me këtë”, tha Lule.

Por gjërat nuk kishin përfunduar këtu. Lule tregoi se si në 4 vite më pas vendosi të operohet në Moskë për të hequr ciflën e metalit, një operacion në të cilin u fut me 100% shikim dhe nga i cili doli i verbuar.

“Historia e jetës sime tregon se edhe në këto kushte mjaftueshëm mund të gjesh forcë dhe optimizëm për t’ia dalë dhe frymëzuar këdo që ke rreth vetes”, shtoi ai.

Artikulli paraprakAKSIDENTET U RRITËN 57% NË DY MUAJT E PARË TË VITIT
Artikulli tjetërKONCESIONI I STERILIZIMIT, SPAK DËRGON PËR GJYKIM ISH-MINISTRIN ILIR BEQAJ, ZV.MINISTRIN RRJEPAJ, BIZNESMENIN ILIR RRAPAJ E 6 TË TJERË