Autoritete japoneze në qytetin Fukuoka kanë rihapur një rrugë kryesore, pasi në të u hap një gropë gjigante rreth 30 metra e thellë.

Për dy ditë, duke punuar ditë e natë u arrit të rregullohej rruga me 5 korsi. Dëmet ishin serioze si tek sistemi i metrosë po ashtu edhe tek kolonat e ndërtesave afër rrugës. Por kjo nuk ka rëndësi, për dy ditë gjithçka iu kthye normalitetit dhe autoritete i kanë kërkuar ndjesë banorëve për vonesën.

Artikulli paraprak“SUPER HËNA” PAMJE SPEKTAKOLARE
Artikulli tjetërOBAMA I ASHPËR NDAJ HILLARY-T: NUK PUNOI FORT PËR FUSHATËN