Një 25-vjeçar është marrë peng dhe është kërcënuar më pas nga tre persona.

Sipas burimeve të Poliicsë Vendore, mësohet se, u arrestuan në flagrancë A. R., 48 vjeç, B. R., 21 vjeç dhe E. K., 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Komisariati i Policisë Elbasan
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:• A. R., 48 vjeç• B. R., 21 vjeç,• E. K., 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan, Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, për motive të dobëta, kanë marrë e kërcënuar në mjetin e tyre, shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakBIE NË KONTAKT ME KORRENTIN, VDES PUNËTORI I MIRËMBAJTJES SË RRUGËS
Artikulli tjetërDOSJA XIBRAKA, ERMAL HOXHA ,NIPI I DIKTATORIT, DEL NGA BURGU