Është bllokuar rruga e Fushë Arrëz-it në Mirditë,si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së sotme.

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve për shkak të reshjeve intensive të shiut, bënë që rruga të jetë e pakalueshme, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve, kryesisht nga banorët e zonave përreth.

Ndërsa ARRSH aktualisht është duke marrë masa për zhbllokimin e këtij aksi, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i mjeteve gjatë orëve në vazhdim.

Ndërkohës,sipas informacioneve paraprake aksi rrugor Mirditë-Fushë Arrëz i bllokuar plotësisht në fshatin Gjegjan nga rënia e inerteve dhe gurëve. Ndërsa, dy mjete tip fadroma po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Artikulli paraprakCONTE: SHPALLIM EMERGJENCË 12 MUJORE NË XHENOVA, VIKTIMAT RRITEN
Artikulli tjetërHELMON VETEN DHE NDËRRON JETË 27-VJEÇARJA