Vala anormale e nxehtësisë që ka goditur Evropën ditët e fundit, duke prekur majat e shkallës së mërkurit, po arrin në Groenlandë duke prodhuar rritjen e temperaturave dhe përshpejtimin e shkrirjes së akullnajave, tashmë të prekur nga ndryshimet klimaterike.

Shkaku i alarmit të lëshuar nga Organizata Botërore Meteorologjike, është i dukshëm me sy të lirë në imazhet satelitorë.

Efektet e globalizimit janë gjithnjë e më të dhunshme: po digjen brigjet e Rrethit Arktik, nga Grenlanda në Siberi.

Nga Kanadaja në Alaskë , më shumë se 100 vatra zjarri, me intensitet dhe kohëzgjatje, që prej muajit qershor po shkrumbojnë çatinë e Tokës, një fenomen që ekspertët nuk hezitojnë ta përcaktojnë të pashembullt.

Midis 1 qershorit dhe 21 korrikut, zjarret “ngopën” atmosferën me rreth 100 milion ton dioksid karboni, pak më pak se emetimet totale të Belgjikës në vitin 2017.

Artikulli paraprakPOLICIA ME “DORË TË HEKURT”, 23 TË ARRESTUAR NË PAK DITË (BILANCI)
Artikulli tjetërRAMA ME GAZETARËT: EKONOMIA U RRIT ME 2.21%, U UL PAPUNËSIA