Dy masivë shkëmborë që rrezikonin jetën e banorëve të Bashkisë Vau Dejës, janë shembur me shpërthim të telekomanduar nga Reparti i Ushtrisë në Vau Dejës pas hartimit të planit të ndërhyrjes nga shtabi i emergjencave civile në Vau Dejës.

I pranishëm në këtë ndërhyrje përvec drejtuesve të repartit ushtarak në Vau Dejës ka qënë edhe Kryetari i Bashkisë Zef Hila i cili ka falenderuar stafin e ushtrisë për angazhimin dhe ndërhyrjen në kohë, e cila zgjidh një problem shqetësues për komunitetin

Ndërhyrjet janë kryer në zonën e Vig Mnelës dhe në afërsi të qytetit të Vau Dejësit. Janë dy segmente rrugore të cilat tashmë janë të sigurta për banorët, ndërkohe që në këto zona cdo ditë rrezikoheshin edhe fëmijët e shkollave 9 vjecare.

 

 

Artikulli paraprakPOLITIKA E JASHTME, POPUJT E KULTURA ARABE
Artikulli tjetërSHËNGJIN, PLAZH NË DIMËR