Përkundër motit të keq, situata në vend mbetet në kontroll. Ministria e Bujqësisë duke dhënë informacion mbi situatën në infrastrukturën e kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja bën me dije se në të gjithë territorin e vendit kanë filluar rreshjet e shiut por deri më tani nuk kemi ndonjë situatë problematike.

Sipas Ministrisë, aktualisht të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri dhe qysh nga dita e djeshme janë futur në punë (me regjime të ndryshme) për të mbajtur nivele sa më të ulta të ujit për ti paraprirë përballimit të prurjeve të mëdha, që mund të krijohen nga rreshjet intensive në orët në vijim. Ekskavatorët e Drejtorive të Ujitjes dhe të Kullimit Lezhë, Fier, Durrës dhe Korçë po mbahen në gatishmëri për të mundësuar ndërhyrjet në rast të situatave emergjente.

“Stafet teknike të këtyre drejtorive po monitorojne në terren situatën sidomos argjinaturat mbrojtëse të lumenjëve”thuhet më tej në njoftim. Gjithashtu, Ministria e Bujqësisë bën me dije se janë mbajtur kontakte me OSHEE për furnizimin pandërprerje me energji elektrike të hidrovoreve dhe se po monitorojnë situatën

Artikulli paraprakKONFLIKT ME ARMË, 3 SHTETAS NË KËRKIM
Artikulli tjetërRESHJET, SITUATA NË QARKUN E SHKODRËS