Një avioni i cili është rrëzuar në zonën Gotullit, Njësia administrative Ishëm në Durrëzs ka ngjallur debate sot në kuvendin e Shqipërisë ku deputeti I Patisë Demokratike Flamur Noka akuzoi kolegët socialist se avioni që ishte rrëzuar kishte drogë.

Por I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi I policisë së Durrësit e cila mohon kategorikisht akuzat e deputeti democrat duke thënë se rënia e avionit u bë për shkak të një defekti teknik dhe po drejtohet nga një pilot italian Policia sqaron se pasi ka shkuar në vend ngjarje.ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa Piloti nuk kishte pesuar lëndime gjatë uljes. Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç. Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë. Për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det. Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni. Ka parë nga lartësianjë tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur. Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime. Piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime.

Artikulli paraprakVLLAZNIA – FLAMURTARI JA ÇMIMET E BILETAVE
Artikulli tjetërFORUMI KOMBËTAR I BIZNESIT TAKIM NË SHKODËR