Gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për 2019, kryeministri Rama foli për rëndësinë e projektit të NATO-s për investimet në 50 milion euro në bazën ajrore të Kuçovës.

Rama tha se kjo e fut ushtrinë shqiptare në një standard të ri, por do të ndikojë dhe në rritjen ekonomike të zonës.

Rama: Është një investim që do të mundojë transformimin e kësaj hapësire në një aeroport ushtarak të NATO-s që do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n, furnizimet ajrore, logjistikën, policimin ajror si dhe për trajnimin dhe stërvitjet e forcave të Aleancës.

Kryeministri Rama lajmëroi dhe rritjen e pagave për Forcat e Armatosura, të cilën e konsideroi rritjen më të madhe në histori.

Rama: Pas shumë vitesh lënie disi në hije nga vlerësimi financiar, jo vetëm do ti bëjmë një rritje të re pagave të gjithë atyre që janë të angazhuar në Forcat e Armatosura, por do të bëjmë një rritje të konsiderueshme.

Gjatë punës me drafin e buxhetit kemi mundur së bashku me Ministren të fitojmë debatin me Ministrinë e Financave dhe ti kushtojmë një buxhet shumë më të konsiderueshëm se aq, duke e filluar me një rritje page prej 19% për ushtarët dhe duke e shkallëzuar atë më tutje sipas të gjitha niveleve. Është rritja më e madhe e bërë në historinë e FA-së.

Ky vlerësim financiar, tha kreu i qeverisë, është i stërmerituar nga ana e FA-së.
Rama: Me këdo që komunikojmë në kuadrin e Aleancës e kanë bërë Shqipërinë krenare dhe të respektueshme. Janë të shkëlqyera opinionet e partnerëve tanë për misionet.

Ka qenë suprizë paraqitja e skuadrave tona në sfidën e patrullave në Britaninë e Madhe, ku morën medaljen e bronzit. Mundëm të shesim pak mend, duke parë në sy të gjithë ato fuqi të mëdha që kishin shumë më tepër patrulla se ne dhe u lanë pas nga djemtë e patrullës shqiptare.

Ndërkohë Ministrja Olta Xhaçka foli për një stad të ri të ushtrisë shqiptare me Aleancën.
Buxheti i 2019 për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë 22 miliard lekë, 10% më shumë se viti i kaluar.

Artikulli paraprakSANDËR LLESHAJ HEQ DORË NGA KARRIERA USHTARAKE, I SHKRUAN METES
Artikulli tjetërVRASËSI I ADMINISTRATORIT TË KOTËS SHFAQ PENDESË PËR KRIMIN, LIHET NË BURG