67 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,068 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 67 qytetarë, në këto bashki:
24 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Vlorë, Himarë, Gjirokastër, 2 në Divjakë, Konispol, Kolonjë, 1 në Tropojë, Rroskovec, Selenicë, Sarandë, Përmet, Korçë, Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Gramsh.
Janë 365 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,068 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Prill 2022)

Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,249

Testime totale 1,803,166
Raste pozitive 274,929
Raste të shëruara 271,068
Raste Aktive 365
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 240
Fier 40
Vlorë 27
Korçë 13
Gjirokastër 12
Shkodër 8
Berat 7
Elbasan 7
Durrës 6
Kukës 4
Dibër 1

Artikulli paraprakI VESHUR ME ANTIPLUMB, POLITIKANI I PARË SHQIPTAR VIZITON KIEVIN
Artikulli tjetërPUTIN BËN PARALAJMËRIMIN E BUJSHËM, KËRCËNON SE DO PËRDORË ARMË BËRTHAMORE: CILIDO VEND QË DO GUXOJË TË NDËRHYJË, DO MARRË…