Në portin e Vlorës janë rritur masat e sigurisë, në funksion të parandalimit të çdo akti kriminal, apo tentative trafiku të lëndëve narkotike.

Përfaqësues të portit konfirmuan se për çertifikimin e sigurisë, ishin prezentë ekspertë të kufirit dhe roja bregdetare amerikane. Porti i Vlorës arrin në një tjetër nivel sigurie. Një grup ekspertësh nga Roja Bregdetare Amerikane që vepron në territorin shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kufirit kanë mbërritur në Vlorë për të kryer çertifikimin e sigurisë në territorin e portit të Vlorës. Territori i portit është siguruar gjate gjithë perimetrit të tij dhe me mjete mbrojtëse shtesë, si rrjeta teli të vendosura përgjatë murit rrethues. Drejtori i portit Vlorë, Admir Malaj, konfirmon çertifikimin e sigurisë mbi masat në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike apo ngjarjeve të tjera kriminale.

Malaj: Sot kemi një vizitë nga Roja Bregdetare Amerikane, e cila do të japë këshillat e saj në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe masave të marra në portin e Vlorës. Çdo tre muaj është mbledhur Këshilli i Sigurisë së portit, në portin e Vlorës puna bashkërendohet nga të gjitha institucionet për të parandaluar çdo lloj akti terrorist apo kalimin e lëndëve të jashtëligjshme.

Malaj pohon se çertifikimi i sigurisë në portin e Vlorës do të kryhet çdo tre muaj, me pjesëmarrjen edhe të ekspertëve të huaj.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT TË KATËRTIT NË EUROPË PËR DUHANPRIJEN
Artikulli tjetërJO MË LETËR PËR MJEKËT, NGA JAVA E ARDHSHME NIS RECETA ELEKTRONIKE