Rritet tensioni në Shkup, maqedonasit në kor: Shqiptarë të mallkuar

Situata në Shkup mes maqedonasve dhe shqiptarëve është tensionuar edhe më shumë gjatë ditës së sotme, në një kohë që komisioni Shtetëror Zgjedhor ishte duke shqyrtuar ankesat e opozitës për parregullsi në zgjedhje. Para KSHZ-së prej 23 ditësh mblidhen anëtarët VMRO-DPMNE-së, të Nikolla Gruevskit, të cilët gjatë gjithë kohës këndojnë këngë patriotike se dhe vazhdimisht brohorasin në kor kundër shqiptarëve duke i cilësuar ata si ‘shqiptarë të mallkuar’. “Ne e paralajmërojmë KSHZ-në që mos të sjellin vendim të paligjshme, në kundërshtim me vullnetin e popullit të cilët sollën fitoren. Le të mos mendojmë dikush se vuajtëm këta dy vjet do të vuajmë edhe më tej, fitorja është shprehje e vullnetit të popullit. Nuk do të lejojmë askënd për të sfiduar fitoren tonë, rroftë Maqedonia”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE. Partia e Nikolla Gruevskit ka akuzuar edhe Ambasadorin e SHBA-ve se po përzihet drejtpërdrejt në vendimet e KSHZ-së. Një nga anëtarët e VMRO-së e ka quajtur Ambasadorin amerikan si provokator, por Ambasada i ka hedhur poshtë akuzat. Edhe mbledhja e KSHZ-së është përshkuar nga tensionet. Ndonëse afati i fundit për ankesat ishte deri në mesnatë, procesi ende nuk ka përfunduar. Aktualisht janë refuzuar 4 ankesa të opozitës.

Artikulli paraprakSHQIPTARJA KAPET ME KOKAINË, E KISHTE FSHEHUR NË ÇANTËN E DJALIT
Artikulli tjetërSEMUNDJA E DERMATOZES NUDULARE