Franca ka ngritur në një nivel “të lartë”, gjendjen e alarmit për gripin e shpendëve.

Në vendimin e publikuar në Gazetën Zyrtare thuhet se shpendët në Francë duhet të vendosen në karantinë për shkak të përkeqësimit të situatës së gripit të shpendëve në Evropë.

Në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë thuhet se në Evropë që nga fillimi i vitit janë zbuluar rreth 130 raste të gripit të shpendëve, prandaj dhe gjendja e alarmit është dashur të ngrihet në një nivel “të lartë”.

Në njoftim theksohet se janë marrë masat e nevojshme për shpendët.

Që nga 10 shtatori, gjendja e alarmit për gripin e shpendëve në Francë u rrit nga “i parëndësishëm” në “i moderuar”.

Kujtojmë se vitin e kaluar, nga nëntori deri në maj në Francë u regjistruan më shumë se 500 raste të gripit të shpendëve dhe u detyruan të asgjësojnë 3.5 milionë shpendë.

Artikulli paraprakSI FUNKSIONON BITCOIN, KU MUND TA BLINI ATË DHE PSE NJERËZIT PO BËHEN TË PASUR?
Artikulli tjetër‘DENG DENG’, QENI I BRAKTISUR SHITET PËR 25 MIJË DOLLARË NË ANKAND