Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat përgjatë kufirit Lindor. Por mesdita dhe orët vijuese sjellin largim të vranësirave nga territori shqiptar, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në zonat malore deri në 15°C bregdeti.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Rajoni dhe Europa

Rajoni i Mesdheut dhe pjesërisht qendra e Europës paraqiten në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU më mbizotëruese kthjellimet do të jenë në Brigjet e Egjeut. Ndërsa temperatura të ulta dhe reshje dëbore mbeten Europa Veriore dhe Lindore.

Artikulli paraprakFIFA BLLOKON MERKATON E DY SKUADRAVE SHQIPTARE
Artikulli tjetërRËNIA E LINDSHMËRIVE DHE EMIGRACIONI, OKB PARASHIKON 30-40% ULJE TË POPULLSISË SHQIPTARE