Lumin Drin, konsiderohet një nga ndotësit më të mëdhenj të bregdetit të Lezhës.Mbetjet të ndryshmë të ndryshme që depozitohen në këtë lum përfundojnë të gjitha në det. Kjo situatë e krijuar ka vënë në lëvizje ekspertet e mjedisit.Me iniciative të tyre janë vendosur disa rrjeta në lum me qëllim, pengimin e mbetjeve që të shkojnë në det. Specialisti i mjedisit Jak Gjini thotë se kjo nisëm është ndërmarrë më qellim mbrojtjen e ekosistemit si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Nga ana tjetër Emirjeta Adhami, pëfaqësuese e ruajtjes së mjedisit tregon rendësinë që ka mbrojtja e lumit me barrierat mbrojtëse.

Vitet e fundit Lumi Drin në Lezhë është kthyer në një kanal ujëmbledhës i ujerave të zeza dhe në lanfilld i mbetjeve të ndryshme urbane.

Artikulli paraprakFERMERËT E VAU DEJËSIT NË PRANVERË
Artikulli tjetërABUZIMET NGA OSHEE PROBLEM PËR QYTETARËT E SHKODRËS