Më datë 21.08.2016, rreth orës 17:00 njoftohemi se në vendin e quajtur Rrjoll në Velipojë një shtetas po mbytej në det.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e policise si dhe ambulanca, ku kane konstatuan se shtetasi Vebi Dini, 74 vjeç banues në Dobraç, Shkodër, ishte nxjerrë nga pushuesit nga deti ne gjendje kritike. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore si dhe është transportuar per në spital por rrugës ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake nuk ka shenja të dukshme dhune. Grupi hetimor në vendngjarje për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRIO 2016, BRAZILI KAMPIONE E LOJËRAVE OLIMPIKE NË FUTBOLL
Artikulli tjetërKELMEND VDES 56 VJECARI