Rikonstruksioni dhe mirëmbajtja në shumë lagje të qytetit të Shkodrës por edhe në shumë njësi administrative është në fokusin e këtij viti për Bashkinë e Shkodrës.

Momentalisht këto projekte janë ndër më prioritaret për bashkinë e cila e ka përqëndruar aktualisht në infrastrukturë.Përgjatë kësaj rruge e cila ka një gjatësi prej më shumë se 1 km qarkullimi është shumë i vështirë

Në gjithë gjatësinë e atij aksi ka gropa të mëdha duke e bërë pothuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike. Një situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e qytetarëve.

Sa i përket vetë banorëve disa herë janë ankuar dhe kanë kërkuar që të rikonstruktohet ai aks por siç duket kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Nëse segmenti Ethem Kazazi do të rikonstruktohej atëherë patjetër që do të ndikonte edhe në përmirësimin e trafikut sidomos në hyrjen e Shkodrës duke qenë se lidh dy pjesë të rëndësishme të qytetit.

Përpos gromave të shumta në këtë rrugë të shoqërojnë grumbujt me inerte të cilat shkarkohen gjatë natës nga persona të zonës të cilët kryejnë punime në banesat e tyre,

e ndërsa nga ana tjetër mungesa e kanalizimeve ka bërë që ujrat e zeza të lundrojnë përgjatë gjithë gjatësisë së këtij kanali. Situata vijon te mbetet e rënduar sidomos për fëmijët të cilët rrezikojnë të mbartin epidemi të ndryshme .

Artikulli paraprakI FTOHTI, DAR: ASNJË SHKOLLË E MBYLLUR
Artikulli tjetërADEMI INSPEKTON RRUGËN E SHIRQIT