Malësia e Madhe ashtu sikundër shumë bashki të tjera është hasur me mjaft problematika për vite me radhë. Megjithatë së fundmi duket se qeveria ka nisur ti kushtojë një vemendje të shtuar kësaj zone.

Në rrugën Koplik – Dedaj e cila lidhet me 4 zona turistike njëkohësisht edhe me burgun e Recit pritet që të nisë rikonstruksioni. Është vetë kreu i bashkisë Tonin Marinaj i cili thotë se projekti është në duart e fondit shqiptar të zhvillimit dhe se shumë shpejt mendohet të finalizohet projekti

Së fundmi Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka parashikuar rikonstruksionin e rrugës nacionale Koplik – Dedaj dhe Dedaj – Razëm e cila do jetë në gjerësinë 8 metra e gjysëm.

Një projetkt i nivelit të lartë për një zonë kaq të rëndësishme e cila kufizohet nga 4 pika turistike.Ndërkohë në vazhdën e investimeve projektet në infrastrukturë do shtrihen edhe në zonën e Gruemirës

Artikulli paraprakAKADEMIA SUEDEZE JUSTIFIKON ‘NOBEL’-IN PËR HANDKE: NUK SHPËRNDAJMË ÇMIME PËR QËNDRIMET POLITIKE
Artikulli tjetërDROGË DHE ARMË SIMULUESE, KONTROLLE E ARRESTIME NË LEZHË