Kanë mjaftuar vetëm pak reshje shiu që rruget e lagjeve të qytetit të Shkodres të bëhen te pakalueshme .

E tile është dhe rruga Drishtej pjesë e lagjes Dudas për të cilën edhe pse janë dhenë mjaft premtime nga pushteti lokal për rikonstruksionin e saj vijon të jetë e amortizuar.

Banorët ndjehen të zhgënjyer nga kryebashkiakja Voltana Ademi për mosmbajtjen e premtimeve.

Janë rreth 1 km rrugë e cila vuan mungesën e investimeve. I gjithë segmenti është i mbuluar nga pellgjet me ujë duke krijuar kështu vështirësi për kalimin e këmbësorëve.

Ndërkohë rruga Drishtej ka qenë pjesë e projektit për ndërhyrje, megjithatë as protestat e vetë banorëve nuk kanë zgjuar pushtetin lokal që të marrë masa për këtë rrugë e cila është mjaft jetike.

 

Artikulli paraprakSHTIMI I HAPËSIRAVE TË GJELBËRTA NË LEZHË
Artikulli tjetërEDI MARTINI: VLLAZNIA RIKTHEHET SHPEJT NË SUPERIORE