Infrastruktura rrugore vazhdon të mbetet problem për shumë akse në qytetin e Shkodrës. E tillë është edhe rruga “Zef Kakarriqi”, ku prej 30 vitesh nuk është ndërhyrë në përmirësimin e atij segmenti.

Reshjet e shiut të rëna prej ditësh kanë mbushur çdo gropë me ujë, duke e bërë të vështirë kalimin në këmbë të banorëve në këtë zonë. Janë më shumë se 100 banorë që jetojnë në rrugën “Zef Kakarriqi” të cilët përballen kryesisht gjatë stinës së dimrit me probleme të shumta.

Qarkullimi është i vështirë edhe më shumë për të moshuarit apo fëmijët që shkojnë në shkollë.

Banorët janë të pashpresë për shtrimin e rrugës më asfalt nga institucionet përgjegjëse. Ato shprehen se janë taksapagues të rregullt, dhe kjo që po i bëhet është padrejtësi.

Disa herë i kanë bërë kërkesa institucioneve vendore për vlerësimin e infrastrukturës në këtë rrugë po e vetmja përgjigje që kanë marrë janë premtimet boshe, shprehen ato.

 

 

Artikulli paraprakTONIGHT – 04.02.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDENTËT BLLOKOJNË REKTORATIN