Rruga Shëngjin-Velipojë e cila do të hapet së shpejti do të japë impakt të jashtëzakonshem në zhvillimin e turizmit në të dy plazhet më të mëdha të zones së veriut.Diçka e tillë bëhet e ditur nga nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku, sipas të cilit ky segment panoramik do të shkurtoj ndjeshem distancen mes dy zonave dhe do të ndihmojë në lehtesimin e trafikut gjatë sezonit të veres ku dhe fluksi i pushuesve është mjaft i lartë.

Ky aks rrugor mjaft i rëndësishem do të shkurtojë distancen prej rreth 60 km në 15 km dhe kohen e udhetimit në 15 min.Përgjatë gjithë gjatësisë rruga Shëngjin-Velipojë, ruan të paprekura plazhet e Shëngjinit, Ranës së Hedhur, Rrjollit apo peisazhet natyrore si laguna e Vilunit.Ky investim po realizohet me financim të BERZH dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kap vleren e 15 miliard lekeve dhe pritet të hapet brenda fundit të këtij viti.

Artikulli paraprakIZOLOHEN 3 FAMILJE NË MILOT
Artikulli tjetërHAPET “JAVA E EUROPËS” NË SHIROKË