Kryetari i Kuvendi, Gramoz Ruçi kritikoi edhe njëherë vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Kjo dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por vetë sigurinë në BE. NATO dëmtohet nga këto qëndrime konfuze të BE-së. Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja, por jo të gjitha vendet në Ballkan kanë perspektivën perëndimore si Shqipëria

Nuk mendoj se refuzimi i KE për hapjen e negociatave do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vizion Perëndimor si Shqipëria.Disa nga fqinjët tanë janë më pak të imunizuar nga influencat jo perëndimore kjo bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm ndaj tyre” tha ai.

Artikulli paraprakJO VETËM “RAMA IK”, CILA ISHTE PARULLA TJETËR QË TIFOZËT SHPALOSËN NË NDESHJEN SHQIPËRI-FRANCË
Artikulli tjetërRRJETI 5G, GJENERALI AMERIKAN: KINA, SHQETËSIM KRYESOR PËR TË DHËNAT GLOBALE