Një ish-punonjës lavazhi ka hedhur në gjyq tre pronarët shqiptar pasi pretendon se e kanë detyruar që të punonte falas, të ndante shtëpinë me një duzinë njerëz dhe supozohej që të paguhej vetëm 10£ në ditë për punën.

Nicolai Candelea, i ardhur nga Rumania në Britaninë e Madhe prentendon se ndaj tij është kryer krimi i skllavërisë moderne.

Sipas tij, ai punoi për një javë me vëllezërit shqiptarë S. dhe B. Leshi, dhe të afërmin e tyre A. Leshin, por për punën e bërë nuk u pagua kurrë.

Më tej, rumuni vazhdoi se jetonte në një shtëpi njëkatëshe me 13 persona të tjerë dhe e vetmja hapësirë për t’u larë ishte një lavaman i vogël.

Sipas tij, ai duhet të lante makinat çdo ditë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 19:30 dhe se duhet që t’i lutej njërit prej vëllezërve për një pushim 5 minutësh.

Akuzave të rumunit, avokati i shqiptarëve tha se gjithçka ishte një ekzagjerim.

Sa i përket pagës së pamarrë, vëllezërit shqiptarë u shprehën se Candelea nuk ishte paguar pasi paga e tij kishte kaluar për kostot e udhëtimit të tij drejt Britanisë së Madhe. Gjë për të cilën, rumuni tha se nuk kishin rënë dakort.

Gjyqi ndaj shqiptareve , ende vazhdon.

Artikulli paraprakARRESTOHET I DYSHUARI SI PJESË E TRAFIKUT TË 7 TON KOKAINË NGA BRAZILI NË ITALI
Artikulli tjetërPROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA NIS HETIMET PER LIRIMIN E NASER GASHIT