Tregtarët e merkatës së Rusit kërkojnë nga bashkia Shkodër që të ndalojë veprimtarinë e paligjshme të tregtarëve që shesin fruta – perimet në rrugë. Sipas tyre, tregtarët e rrugës po bëjnë konkurrencë të pandershme me çmimet dhe cilësinë e produkteve bujqësore që I ofrojnë konsumatorëve shkodranë.

Ata kërkojnë që tregtarët të shesin brenda Merkatës, si e vetmja mënyrë për të eleminuar konkurrencën.

Edhe më herët, përmes mediave, tregtarët e merkatës së Rusit kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për ndërprerjen e aktivitetit të tregtarëve ambulant. Ata pretendojnë se produktet që shiten në rrugë nuk janë bio, ndërsa duke u shitur me çmim më të ulët ndikojnë në xhiron ditore të atyre që shesin brenda Merkatës së Rusit dhe paguajnë rregullisht taksat për hapësirën ku kryejnë aktivitetin

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SFIDA E PUNËSIMIT E TË RINJVE
Artikulli tjetër“NUK E NJOH PRESIONIN”, BROJA ZBULON BISEDËN ME EDY REJA, TREGON DHE GJENDJEN E TIJ SHËNDETËSORE