Në Rostov, në jug të Rusisë, më shumë se 300 traktorë morën pjesë në një garë çdovjetore. Traktorët që ecin me shpejtësi gati 100 km/h dhe që sfidojnë njëri-tjetrin, e kanë kthyer “garën e kamionëve” në një sport kombëtar.

Gara e traktorëve në Rusi është një shfaqje zbavitëse argëtuese brenda një konkurrence serioze. Organizatorët e “The Bison Track Show” këmbëngulin se traktori është mjeti më i përshtatshëm për rrugët ruse, të cilat mbeten ende problematike.

“Secili vend ka sportin e tij kombëtar i cili reflekton specifikat e çdo kombi: futbolli amerikan në Shtetet e Bashkuara, kriket në Angli, ndeshje me dema në Spanjë apo garat me deve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Bison Track Show është bërë mishërimi i pasionit të Rusëve për garat e shpejta dhe temperamentin e padurueshëm” thonë organizatorët e eventit.

Gara e traktorëve është mbajtur për herë të parë në vitin 2002 dhe sipas organizatorëve është konvertuar nga një shfaqje argëtuese në një sport kombëtar, i cili ka rregullat e veta .

Pjesëmarrësve në ngjarje do tju duhet të kapërcejnë pengesa uji, të marrin pjesë në një garë me qark të mbyllur, do tju duhet të përballen me kthesa të rrezikshme në rrugë, me llogore të thella dhe shpate të rrezikshëm.

Artikulli paraprakKAUZA E RE E JAPONEZEVE: PA TAKA TË LARTA NË… PUNË!
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA NË HAS, 3 TË PLAGOSUR