Shtohet misteri i kurimit nga alergjia i liderit të opozitës ruse Aleksei Navalny, i dënuar me 30 ditë burg dhe i akuzuar si organizues i protestave në kryeqytetin Moskë.

“Aleksei Navalny është shtruar urgjent në spital me simptoma alergjia”, thuhet në raportin e parë të lëshuar nga autoritetet e spitalit ku qëndron për tu mjekuar Navalny.

Sipas një mjeku të familjes dhe shumë përkrahësve të tij, Aleksei Navalny mund të jetë helmuar në burg me një substance kimike të panjohur.

Shumë gazetarë dhe aktivistët, të cilët nxituan menjëherë për në spital në shenjë solidariteti, u arrestuan nga policia.

Kreu i klinikës, Olga Sharapova, e cili është gjithashtu deputet e Dumës, tha se konsultimet me mjekët e jashtëm janë të ndaluara.

Simptomat e Navalny-t korrespondojnë, sipas një shënimi nga mjeku, tek konjuktiviti akut dhe dehja e përgjithshme, të cilat kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

Simptoma alergji duket se nuk e ka bindur zëdhënësen e Navalny, Kira Yarmysh dhe avokaten e tij, Olga Mikhailova, të cilat thonë se Aleksei Navalny nuk ka vuajtur kurrë nga ndonjë alergji. Prandaj hipoteza e helmimit për gazetarin anti-korrupsion i cili në këtë periudhë po organizon protesta kundër përjashtimit të disa kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme komunale, duket e dyshimtë.

Artikulli paraprakTEATËR I RI? SORECA: ÇËSHTJE DELIKATE, VENDOSNI JU, JO BE-JA, NE KËRKOJMË TENDER ME STANDARDE! BUDINA: NUK JAM DAKORD
Artikulli tjetërARSYEJA/ DËSHTON PËR HERË TË TRETË SEANCA NDAJ KLEMENT BALILIT