Rusia dërgon luftanije në Siri, perëndimorët ndjekin lëvizjet

Në një kohë kur marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Moskës janë mjaft të tensionuara, Rusia ka vendsour që të shtojë prezencën ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dërguar një flotilje. Mjetet lundruese kanë kaluar së fundmi në Detin e Veriut dhe në kanalin anglez, ndërkohë që u mbikqyren vazhdimisht nga flota britanike. Ato do të duhet të përshkojnë edhe Detin Mesdhe përpara se të vendosen në brigjet siriane. Marina ruse ka vendosur të shtojë prezencën ushtarake në brigjet e Lindjes së Mesme duke dërguar një tjetër flotilje e cila është në rrugën e saj drejt Sirisë. Mjetet lundruese u nisën nga porti i Severomorkut dhe u drejtuan për në Detin e Veriut, duke kaluar në kanalin anglez. Në këtë pikë, ato janë pritur me vigjilencë të lartë nga ana e marinës britanike, e cila dërgoi menjëherë dy luftanije për të shoqëruar flotiljen ruse. Sekretari i Mbrojtjes për Britaninë, Michael Fallon, u shpreh se luftanijet ruse ishin duke lundruar në ujëra ndërkombëtarë, por gjithësesi shtoi se marina britanike duhet të bënte detyrën dhe të qëndronte e gatshme për çdo lloj skenari. Ai u shpreh se gjatë kalimit flotilja ruse nuk kishte shkaktuar asnjë problem. Rusia po dërgon një sasi të konsiderueshme mjetesh ujore ushtarake në brigjet siriane, përfshirë aeroplan mbajtësen Admiral Kuznetsov, e cila mund të mbajë dëri në 50 mjete ajrore. Gjithashtu ajo është e pajisur me sistem raketash anti-anije. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme ruse këto mjete do të përdoren në luftën kundër terrorizmit dhe rebelëve sirianë. Shtimi i prezencës ushtarake të Rusisë në Lindjen e Mesme, vjen në një kohë kur marëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit janë të tensionuara. Flotilja ruse do të duhet të kalojë përmes detit Mesdhe përpara se të vendoset në brigjet siriane.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 29 KG HEROINE NE GREQI, NE PRANGA DY SHQIPTARE
Artikulli tjetërPASURITE E PISTA,KONTROLL DERI NE VITIN 1992,PANIK NE DREJTESI