Vazhdon krisja mes dy vendeve – Rusia pezullon marrëveshjen e armëve me SHBA-në

Rusia ka pezulluar një marrëveshje me SHBA-në për sa i përket armëve të plutoniumit. Kjo ishte shenja e fundit e përkeqësimit të marrëdhënieve dypalëshe. Në një dekret, presidenti rus Vladimir Putin akuzoi SHBA-në se ka krijuar “një kërcënim për stabilitetin strategjik si rezultat i veprimeve armiqësore kundrejt Rusisë”. Moska gjithashtu vendosi para-kushtet për SHBA për rifillimin e marrëdhënieve. Nga marrëveshja e vitit 2000, secila palë supozohet të heqë 34 ton plutonium duke e djegur në reaktorët e tyre. Kjo është pjesë e shkurtimeve të forcave bërthamore. Departamenti amerikan i shtetit tha se 68 tonët e plutoniumit të kombinuar nuk ishin mjaftueshëm për 17 mijë armë bërthamore. Të dyja palët kishin rikonfirmuar marrëveshjen në vitin 2010.

Artikulli paraprakSHPERBLIMET E SPORTISTEVE,DEBATE NE KESHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërPETICION NE GJUHEN ANGLEZE:MOS LEJONI SHKATERRIMIN E VALBONES