Një ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta ka përçuar një mesazh të “koduar” për qytetarët. Ai ka bërë thirrje për të shmangur tensionet në ditën kur shqiptarët do t’u drejtohen qendrave të votimit apo vëllavrasje, siç kanë paralajmëruar më herët përfaqësues të PD-së.

“Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.

Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakZGJEDHJET/ USHTRIA NË MBROJTJE TË BLLOKUT TË AMBASADAVE
Artikulli tjetërPD E KURBINIT THYEN HESHTJEN ZGJEDHORE, PROTESTOJNË ME PANKARTA ‘RAMA IK’