Deputeti socialist Eduart Ndocaj duke reaguar ndaj deklaratave të bëra mbrëmjen e djeshme nga Kryeparlamentari Ilir Meta, kur tha se ende s’kanë lindur ata burra që ta arrestojnë, u shpreh se burra ndoshta s’ka, por sipas tij ata do të lindin me lindjen e reformës në drejtësi.

Deputeti socialist duket se këshillon kreun e LSI të mos luajë me burrërinë e shqiptarëve dhe amerikanëve. Sipas Ndocajt, një gjë të tillë kanë tentuar ta bëjnë edhe Mubaraku, Gedafi dhe Sadami. Ai tha se “Meta, vazhdon të jetë aktiv, të mos bëjë pushime e të bëjë deklarata që kane formë tipike të kërcënimit mafioz. Ai përsëri deklaroi tek syri.net se s’kanë lindur burra që do e arrestojnë apo mund t’a arrestojnë”. Deputeti Ndocaj u shpreh per citynews, “si ka mundësi një Kryetar parlamenti të përdorë një gjuhë të tillë? Pra, Meta nuk pranon pafajësinë e tij, por përdor pushtetin për të kërcënuar se s’ka burra që mund t’a arrestojnë. Meta është i trembur e për këtë ska dyshime, sepse në deklaraten e fundit tek foli hapur për mundësinë reale për tu larguar nga vendi e madje theksoi se do të zgjedhë një ishull për azil. Pra, Meta është i frymëzuar padyshim nga historia e Bonapartit. Meta tek syri.net tha se: nuk do të zgjedh një ishull për t’u arratisur, por kam zgjedhur të jetojë mes jush! Kjo deklaratë e Metes tregon frikën që ai po përjeton dhe faktin se ai po planifikon realisht mundësinë e tij për tu arratisur”. Duke krahasuar Meten me diktatoret e rrezuar ai u shpreh, “Meta të mos luajë me burrërinë e shqiptarëve, sepse s’kanë forcë edhe burra më të mirë për t’a bërë. Po ashtu, Meta të mos luajë me burrërinë e amerikanëve, sepse një gjë të tillë tentuan t’a bënin Sadami, Gedafi, Mubaraku e mjaft të tjerë që historia i ka dokumentuar. Nëse Meta beson në pafajësinë e tij që nuk e ka pranuar asnjëherë, duhet të besoj edhe tek reforma në Drejtesi e tek pasojat ligjore që sjellë ajo! Burra ndoshta s’ka, por të lindin me lindjen e reformës në drejtësi e do të dënojnë këdo që ka shkelur ligjin!”, perfundoi Ndocaj.

Artikulli paraprakITALI, ARRESTOHEN PESË SKAFISTË SHQIPTARË, ME DY TON DROGË NË GOMONE
Artikulli tjetërKLSH KALLËZON KRYETAREN E KQZ PËR SHPËRDORIM DETYRE