Pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë të hënën, pyetja kryesore e ngritur është: sa e rrezikuar mund të jetë Shqipëria pas këtyre lëkundjeve?
Sizmologu Edmond Dushi tregon se distanca nga zona e prekur mbetet shumë e madhe dhe energjia sizmike e lëshuar nuk pritet të ketë ndikim në vendin tonë.
Po ashtu, ai shpjegoi se Shqipëria ndodhet në krahun perëndimor të pllakës tektonike euro-aziatike, një pllakë e ndryshme nga ajo anatoliane.
Megjithatë, pas këtyre lëkundjeve të fuqishme, pritet që edhe rajoni i Mesdheut të destabilizohet nga pikëpamja sizmike.

“Shqipëria shtrihet në krahun perëndimor të pllakës Euro-aziatike, kjo është një pllakë e ndryshme nga ajo Anatoliane. Distanca është shumë e madhe, energjia nuk jep impakt të drejtpërdrejtë. I gjithë rajoni i Mesdheut në të tilla raste destabilizohet, ka një rishpërndarje të deformimeve dhe sforcimeve tektonike që rezultojnë në tërmete në të ardhmen”, tha ai.
Situata sizmike në Turqi po ndiqet aktualisht edhe nga Qendra Kombëtare e Monitorimit të Tërmeteve.

Artikulli paraprakE TRISHTË/ KA LUAJTUR ME CHELSEA DHE NEWCASTLE, FUTBOLLISTI I NJOHUR NËN RRËNOJAT E TËRMETIT NË TURQI
Artikulli tjetërTËRMETI NË KUFIRIN TURQI-SIRI, SHQIPËRIA NIS NJË MISION SOLIDARITETI, 53 PERSONEL MJEKËSOR…