Ervin Salianji ka reaguar pasi Kuvendi i ndërpreu mandatin e deputetit. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali shpalli vakancën në nisje të seancës dhe i kërkoi KQZ-së vijimin e procedurave për të zëvendësuar deputeti demokrat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se mandati iu hoq me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai shkruan se edhe nga burgu do të jetë tmerri i mazhorancës, ndërsa shton se izolimi nuk do ta ndalë atë. Salianji shton se ai ka qenë në shërbim të interesit publik që nga momenti që u bë pjesë e politikës.

Reagimi

Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës! Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!

Artikulli paraprakKAOSI NË KUVEND, REAGON SPIROPALI: SKENË KRIMI
Artikulli tjetërBARDHI HODHI DREJT SPIROPALIT KËMBËN E KARRIGES, BRAÇE: KËSHTU ULËRININ DHE MË 21 JANAR