Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësuesve të media për të bërë një bilanc të punës së kësaj ministrie për vitin 2024.

Ky vit ka shënuar 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO një hap I rëndësishëm për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, ndërsa në 2027 vendi ynë mikpret samitin e aleancës.

“Kemi nisur bashkëpunimin konkret me stafin ndërkombëtar të NATO-s për organizimin e samitit të Aleancës në 2027. Shqipëria do të jetë vendi I parë që do të presë një ngjarje kaq të rëndësishme nga rajoni i Ballkanit Perëndimor”

Sa i takon shqiptarëve të rajonit, ministri nënvizoi forcimin e kësaj marrëdhënieve.

“Synimi ynë për vitin 2025 është krijimi i një mekanizmi që synon të krijojë jo vetëm një hartë të qartë të nevojave që shqiptarët në rajon kanë por dhe mekanizmin e duhur për të marrë përgjigjen e duhur.

Politika e jashtme

-Ne vijojmë të mbështesim Ukrainën dhe dënojmë agresionin rus

-Kemi mbajtur qëndrim të qartë pro Izraelit dhe kemi dënuar sulmet terroriste të Hamasit dhe kemi theksuar fuqimisht nevojën për një zgjidhje paqësore dhe humanitare për palestinezët në Gaza, tha ministri Hasani.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PARLAMENTARE NË KOSOVË, MBI 90 MIJË EMIGRANTË TË REGJISTRUAR PËR VOTIMET
Artikulli tjetërKONFIRMOHET RASTI I PARË ME LINË E MAJMUNËVE NË KOSOVË